Ndihmo

Sill një gjë — bëjeni të mundur

Nuk të duhet të jesh ekspert. Një stilolaps, një tavolinë, një ambient ose një marrëdhënie e mirë — çdo gjë na afron me 50.000 firma. Zgjidh nga lista çfarë mund të ofrosh, na thuaj si të lidhemi, dhe ne kujdesemi për pjesën tjetër.

Si mund të ndihmosh

Zgjidh çfarë mund të sjellësh

Zgjidh materialet, hapësirën ose ndihmën logjistike që mund të ofrosh, pastaj na shkruaj.

Materiale për pikat e firmosjes
Hapësira & logjistikë

0 të zgjedhura

E thjeshtë

Si funksionon

Tri hapa, pa detyrime. Ti tregon çfarë mund të ofrosh — ne e kthejmë në ndihmë konkrete në terren.

Zgjedh

Shëno çfarë mund të sjellësh

Zgjidh një ose disa materiale, hapësira ose nevoja logjistike që mund të mbështesësh.

Na shkruan

Na thua si të lidhemi

Lë një mënyrë kontakti dhe, po deshe, pak detaje. Sa më konkret, aq më shpejt koordinohemi.

Të kontaktojmë

Koordinojmë bashkë

Ekipi të kontakton, cakton kohën dhe vendin, dhe ndihma jote shkon aty ku duhet.

Transparencë

Financat dhe kontributet

Më poshtë tregojmë hapur nga kush mbështetemi dhe çfarë është kontribuar për nismën.

Kontributet e marra

KontribuesiLlojiVlera / SasiaKontributi / Përdorimi
Migi YakuTransport1 furgonFurgoni personal në dispozicion të nismës
OllieTransport—Nafta për “Papayen”, nga fillimi i nismës deri më sot
Jona (nismëtar)Pajisje8 copëLlampa me bateri
Jona (nismëtar)Pajisje4 + 10 copë4 tavolina dhe 10 karrige palosëse
Delojorgji KafePajisje2 + 6 copë2 tavolina dhe 6 karrige
TYCFinanciar25,000 lekëPrintim 1,000 trifold + 1 baner
TYCFinanciar30,000 lekëPrintim 3,000 trifold + 1 baner
Migena (nismëtar)Financiar20,000 lekëPrintim 2,000 trifold + 2 banera
Migena (nismëtar)Financiar30,000 lekëFond në dispozicion të nismës
QytetarFinanciar60,000 lekëKontribut financiar
ElonaFinanciar$250Megafona
AmeraFinanciar6,500 lekëPagesë doganore për llampat
Jona-SAFinanciar20,000 lekëKontribut i premtuar
Flamingo Revolution.euFinanciar€130Tavolina, stola dhe llamba
Flamingo Revolution.euFinanciar€150Parkim dhe naftë
Nea TandiniPajisje14,000 lekëBateri për “Papayen”
BesjanaPajisje—Printime, fletë-tip dhe pankarta për stendën
AminaPajisje—Printime per referendumin ne UK
Jona (nismëtar)Pajisje1 kompletTavolinë dhe karrige portative për Mbretërinë e Bashkuar
GledFinanciar$8Pagesë për domain-in e faqes

Si financohemi

Pranojmë vetëm kontribute në natyrë. Pranojmë gjithashtu vetëm dhurime individuale në shuma të vogla, të cilat përdoren për të blerë gjëra që lidhen drejtpërdrejt me referendumin, si tavolina, banderola, fletushka, stilolapsa, karrige dhe materiale të ngjashme.